Nga qyteti i Elbasanit, Sali Berisha dha mesazhe për ndryshim. Teksa sot festohet Dita e Verës, Berisha u ndal edhe tek 14 maji, që sipas tij do të ketë një ndryshim të thellë ndërsa u shpreh i bindur se qytetarët e Elbasanit do të dinë të vlerësojnë Luçiano Boçin, për kryetar bashkie.
Berisha: Këtu sot kanë ardhur pelegrin nga e gjithë Shqipëria. Elbasani sot është kryeqyteti i pelegrinazhit kombetarë. I meriton për historinë e tij, i meriton për shpirtin e bardhë të qytetarëve të tij. Shpreh kënaqësinë dhe nuk mund të mos theksoj se kjo ditë është simbloi i ndërrimit, lulëzimit dhe ndryshimit. Natyra fillon e ndryshon kostumin e saj 14 maji do të ketë një ndryshim i thellë dhe qytetarët e Elbasanit do mbështesin një intelektual të shquar, një politikan të mirënjohur , Luciano Bocin për kryetar të bashkisë.