Në seancën e sotme parlamentare ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar ashpër ndaj opozitës duke thënë se është e frikshme që ajo i nxit qytetarët të mos shkojnë dhe të vaksinohen. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përplas në Kuvend me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lidhur me shifrat e vaksinimit.

Bardhi tha se ministrja gënjeu, pasi janë vetëm 28% të qytetarëve shqiptarë të vaksinuar dhe jo 36% sikurse ka thënë ajo.

Manastirliu me disa fletë në duar ku sipas saj është raporti i OBSH-së për vaksinimet, shpërthen ndaj opozitës duke e quajtur të turpshëm faktin se ata nuk poi lënë qytetarët të ikin në spitale.

Ajo tha se nuk mund të jemi të parët me një opozitë të tillë por të dhënat tregojnë se 30% e popullsisë janë vaksinuar me dozën e parë dhe 28% me dozën e dytë.

Fjala e Manastirliut:
Kjo është alarmante, turp!

Është të nxisësh qytetarët të mos shkojnë të vaksinohen, të mos shkojnë në spital dhe duke mos u dhënë mjekëve dhe infermierëve shanset për t’i kuruar.

Kjo është absurde! Kjo është e frikshme, meqënëse thatë Shqipëria mban vendin e pare kampion, ja ku e keni numrin mesatar të fataliteteve, ja ku është vendi ynë. Jan disa indikatorë që masin vaksinimet jo tabelat tuaj që i merrni nga një site i cili bashkon të dhëna.

Ka disa të dhëna OBSH e cila përcakton se cilat janë indikatorët, 30% me dozën e parë dhe 28% me dozën e dytë. Nuk jemi të parët sepse kemi një opozitë që u thotë qytetarëve mos shkoni të vaksinoheni se ky vend nuk ka asgjë, Ja urdhëro!