Melisa dhe Andi kanë qenë një nga dyshet më të përfolura pas daljes nga “Për’puthen”. Vetëm pas shumë thashethemeve ata vendosën të pranonin hapur lidhjen e tyre me një puthje pasionante në këngën e Melisës “Leje”. Që nga momenti që kanë bërë lidhjen publike ata të dy shfaqen kudo bashkë dhe madje kanë treguar se kanë një lidhje shumë të fortë. Mirëpo vetëm një shprehje e publikuar së fundmi nga Melisa i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ata mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre.
Melisa ka postuar në Instagram një thënie ku shkruhet se duhet ta pranosh se je i vetëm në botë dhe se mund të mbështetesh vetëm tek vetja për çdo gjë. Këto fjalë i bënë fansat të dyshonin se Andi mund t’i kishte thyer zemrën Melisës e se shprehja i dedikohej pikërisht atij.
Por ata i kanë hedhur menjëherë poshtë këto zëra dhe kanë treguar se çdo gjë mes tyre po shkon më së miri. Andi ka postuar në Instagram një foto me Melisën dhe i ka bërë një dedikim shumë romantik.
“As vdekja nuk mund të ndajë”, ka shkruar ai përkrah fotos.
Po ashtu Melisa i është përgjigjur në komente me një mesazh.
“Foto pasaporte për Amel kjo. Deri në përjetësi zemër”, shkruan Melisa.
Mesa duket Melisa e ka humbur qetësinë ndaj këtyre lajmeve që qarkullojnë për ndarjen e tyre dhe ka reaguar ashpër duke paralajmëruar të gjithë se kjo do të jetë hera e fundit që do të tolerojë.
“Melisa tha kete” “Melisa beri kete” “Melisa u nda” “Melisa ëa po merr fryme” BOLL! Ju kerkoj disa “portaleve” pak dinjitet ne ato ca shkruajne. E kuptoj qe shikueshmeria e larte ju nevojitet dhe po beni punen tuaj, por bejeni sic duhet. Mos u beni te ndyre te merreni me spekulime dhe ti nxirrni si te verteta sepse ka arrit nje pike ku nuk mban me! As nuk kam folur ne live per asnje dhe as nuk jam ndare me Andin po mjaft me keto idjotesira. Merruni me stafin tuaj qe po plasin duke bere batuta per mua vetem si e si ti permendni emrin. Me ato merruni jo me genjeshtra mbi mua sepse kjo eshte hera e fundit qe toleroj”, është shprehur Melisa në postimin e saj.
icon style