Home SHOWBIZ Kjo është këshilla e vyer që Alketa Vejsiu i jep gjithmonë djalit...

Kjo është këshilla e vyer që Alketa Vejsiu i jep gjithmonë djalit dhe vajzës

40

Alketa Vejsiu nuk preferon të jetë shpesh pjesë e medieve. Ajo e njeh botën mediatike, ia di meritat dhe “ngërçet”, ndaj edhe ka preferuar të jetë mikpritësja, dhe jo e ftuara. Përballë moderatores, mund të kesh pafund pyetje për t’i drejtuar, që nga dinamikat e shfaqjeve që drejton, karriera që njeh vetëm ngjitje, modeli i femrës shqiptare.

Mes rreshtave njihemi me një Alketë tjetër, një natyrë romantike dhe ëndërrimtare. Më pas, prezantuesja nxjerr në pah një tjetër anë të sajën, atë që ajo modestisht nuk e quan “super grua”, por që në fakt shërben si model jo vetëm për ekranet, por edhe për çdo grua. Si nënë, Alketa ka një këshillë të vyer për fëmijët e saj, por edhe për të gjithë brezin e ri.

Cila është këshilla juaj për të gjithë të rinjtë që aspirojnë ekranin? A ka një rrugë që duhet të ndjekin?

Të studiojnë, të lexojnë, të arsimohen.Të mos joshen nga jeta fallco e njerëzve të instagramit që postojnë jetën luksoze dhe fizikun e përsosur me 100 aplikacione duke i thënë çdokujt tjetër që punon dhe mundohet; “kot lodheni se ka një jetë më të bukur dhe të thjeshtë këtu”.Ju siguroj që është jetë e gënjeshtërt ajo në instagram e atyre sidomos që se kanë prodhuar nga vetja mirqënien. Veç tek vetja duhet të mbështetet njeriu. Të jetojë, punojë dhe prodhojë vete. Nëse ka fatin ta gjejë partnerin më të mirë dhe më të aftë se vetja, lum ai ajo! Nëse ka fat të jetë fëmija e dy prindërve të suksesshëm, fati saj/ i tij. Të mos shkelë mbi atë që kanë krijuar prindërit por ti përsosë dhe shumëfishojë. Dhe për këtë ka veç një rrugë. Studimi, Edukimi dhe Puna! Puna s’të tradhton kurrë.

Ndërkohë njiheni si një personazh hermetik në jetën tuaj private. A e keni menduar ndonjëherë të ‘dorëzoheni’ dhe të publikoni portretin e plotë të familjes?

Mendoj që nuk do ta bëj se gjërat e shtrenjta jam mësuar t’i ruaj nga hienat digjitale.

Cila është këshilla më e vyer që u jepni fëmijëve tuaj?

Të bëhen njerëz të mirë. Mbi çdo gjë tjetër ta bëjnë këtë botë një vend më të mirë. Dua të kenë pushtet mbi jetën përmes autoritetit të dijes. Dua të mos jenë sipërfaqësorë, por të bëhen njerëz me botë të pasur dhe me pasione.panoramaal