Erion Murataj PSD

Sipas policise, kjo është makina tip “Rover” kapur nga kamerat e sigurisë gjatë atentatit mafioz të ndodhur me 17 prill në Pllanë të Lezhës ku mbeti i vrarë Gjovalin Prendi, babi i Sidorel Prendit i njohur si Roan Brahimi.

Nga pamjet duket makina tip “Rover” ngjyrë blu që u përdor nga autoret e dyshuar, pa xhama të zinj e cila rezulton të jetë e vjedhur.

Makina u gjet e djegur të nesërmen e atentatit në Fushë Gjormë, ku sipas burimeve dyshohet të jetë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 18 prill, raporton Top Channel.

Makina u gjet e djegur të nesërmen e atentatit në Fushe Gjormë, ku sipas burimeve dyshohet të jete djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 18 prill.