
Një YouTuber dhe fans i makinave të garave, Conor Merrigan, ka arritur të përmirësojë disa shërbime klasike të kameras 24 vjeçare GameBoy Camera duke përdorur një software të koduar që bën të mundur upload-imin e imazheve, duke zëvëndësuar kamerën 0.1MP me një lente DSLR.

GameBoy Camera është një aksesor që ishte dizenjuar për të shkrepur foto me kualitet të ulët. Fillimisht ajo u publikua në Japoni dhe prodhimi i tyre u ndërpre në vitin 2002. Një nga problemet kryesore të kësaj pajisje ishte se fotot e shkrepura nuk mund të tranferoheshin në një pajisje tjetër, megjithatë ju mund t’i printonit këto foto përmes një printeri termik.

Conor Merrigan është një ndër personat e pakët që kanë modifikuar GameBoy Camera në vitet e fundit për të bërë të mundur transferimin e fotove të shkrepura në një PC. Në videon e mëposhtme shpjegohet mjaft mirë mënyra se si ai arriti ta bënte këtë modifikim.
Në fund të videos, Merrigan përdor një adaptor për të montuar lenten Tamaron 28-80mm në sistemin e tij të GameBoy Camera. Fillimisht kjo gjë nuk funksionoi për shkak të distancës mes kameras dhe sensorit, por më pas ai arriti të rregullonte këtë problem.

Më pas ai e mori GameBoy-in e tij të modifikuar në një pistë garash dhe arriti të shkrpte disa imazhe tepër mahnitëse të makinave që garonin.
