Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë do të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kushi shkruan se prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.