Erion Murataj PSD

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë luajur baras pme rezultat 2-2 në “Allianz Arena”.

Asnjë gol nuk është shënuar në pjesën e parë, ndërsa në të dytën janë shënuar plot katër te tille.  

Pas pushimit, ndeshja ka marrë ritëm dhe Dortmund e ka befasuar Bayern me një epërsi të papritur nga Maximilian Beier.

Ky gol ka çuar në një periudhë me lojë të shpejtë dhe me ndërrim ritmi, përpara se Bayern të realizojë një përmbysje të papritur.

Serge Gnabry ka qenë i përfshirë në të dy golat e Bayern, fillimisht me një futje të tij në zonë që ka mundësuar pasimin për Raphael Guerreiro, i cili ka shënuar golin e barazimit dhe më pas, vetë Gnabry ka realizuar duke u futur në zonë dhe duke goditur saktë.

Megjithatë, epërsia e Bayern është hequr shpejt pasi Urbig e ka mbajtur jashtë goditjen e Serhou Guirassy, por nuk ka mundur ta ndalonte Waldemar Anton, i cili ka shënuar pas rikuperimit të topit.

Në renditjen tabelare, Bayern vazhdon të kryesojë me gjashtëdhjetë e nëntë pikë, gjashtë më shumë se Bayer Leverkusen që qëndron në vendin e dytë.