Klea Huta dhe Elgit Doda së shpejti do të bëjnë dasmë. Edhe pse kanë vite në krahët e njëri-tjetrit dhe janë bekuar me një djalë, Klea Huta dhe Elgit Doda nuk kanë bërë ende dasmën.

Ata janë martuar zyrtarisht me letra, kanë realizuar edhe një set fotografik në Marok, por dasmën ende nuk e kanë realizuar. Një vit më parë në ditëlindjen e djalit të tyre, Krid, Elgiti i propozoi për martesë Kleas.

Tani një vit më pas sërish në ditëlindje e tij, ata kanë vendosur që të bëjnë dasmën. Pra, në 4 qershor.