Kleoniki Deliorgji njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë dhe herë pas here i lë ndjekësit në rrjetet sociale pa fjalë, me publikimet e “pazakonta” që bën.
Këngëtarja dhe modelja, zbuloi se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e shtëpisë së “BBV”, por e ka refuzuar.
Kur u pyet nga fansat se pse nuk u fut edhe ajo në “BBVIP”, ajo ku përgjigj kështu:
“Kam pasur oportunitetin për të hyrë në shtëpinë e ‘BBVIP’, por kam plane të tjera që janë më të rëndësishme për zhvillimin tim human dhe profesional.
Plus nuk është e shëndetshme për njeriun të jetë i mbyllur në një shtëpi me të panjohur kur në jetën reale mundohemi të zgjedhim shumë mirë njerëzit që na rrethojnë. Gjithsesi i uroj të gjithë konkurrentëve paqe dhe ta shijojnë eksperiencën sa më shumë”, u shpreh Kleoniki