Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton listën me tre kandidatët që do të garojnë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Në garë për kruen e SPAK, jane Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. Ditën e sotme KLP ka administruar platformat e tyre mbi mënyrën se si do të drejtojnë institucionin për tri vitet e ardhëshme.

Pas shqyrtimit të dosjeve të paraqitura nga tre kandidatët, KLP ka vlerësuar se ata plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar për drejtimin e SPAK.

Adnand Xholi edhe më herët ka qenë drejtues i prokurorisë së krimeve të rënda, ndërkohë që Altin Dumani, ka qenë zv.titullar i kësaj prokurorie dhe drejtues i Task Forces, antikorrupsion.

Ai ka punuar edhe në Prokurorinë e Apelit. Kandidati i tretë, Edvin Kondili aktualisht është zv.drejtues i SPAK.

Kreut aktual të prokurorisë Arben Kraja i përfundon mandati në muajin Dhjetor.