Tërhiqen anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një komision me tre anëtarë do të paraqesë një relacion në lidhje me vendimin e KPA, që përjashtoi për 15 vite nga të gjitha funksionet Alfred Ballën.

Mbledhja pritet të nisë pas 3 orësh, ku më pas anëtarët e KLP-së do të vendosin mbi mandatin e Alfred Ballës.

Mbledhja e KLP është thirrur nga nënkryetari Tartar Bazaj, ndërsa ajo u zhvillua në orën 11:00 dhe përfundoi rreth orës 12:00, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pritet të jenë edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare që monitorojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

“U ka mbaruar mandati më 19 dhjetor 2023. Ky përfundim mandati është më vendim këshilli. Mandatin e ndërpret vetëm KLP. Në mbledhje sot është përjashtimi i nënkryetarit për votimin. Anëtarët e komisionit të buxhetit janë mbledhur sot sipas kërkesës së kryetarit të Lartë të Prokurorisë.”, tha anëtarja e KLP-së Nurihan Seiti, gjatë mbledhjes.

Alfred Balla u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shkurt të vitit 2018 nga Kuvendi i Shqipërisë, si përfaqësues i shoqërisë civile dhe prej asaj kohe mbante postin e zv/kryetarit. Ndërsa në mars të vitit 2022 u zgjodh kryetar i këtij Këshilli, me një mandat 2 vjeçar. Balla iu nënshtrua procesit të vitingut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë nga viti 2012 deri në vitin 2017. Në KPK, trupa vlerësoi me shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar. Por ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik me argumentin se përveç ndërprerjes së vetingut Ballës ti ndalohet e drejta që të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

/abcnews.al