Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot kryetarin e ri, pas përfundimit të mandatit të Gent Ibrahimit.
Në njoftimin e KLP bëhet me dije se sot në mbledhjen e orës 11:00 emërimi i kryetarit të ri do të bëhet në prezencë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programit OPDAT.
Në garë për këtë post është vetëm një kandidat, Alfred Balla, i cili aktualisht ka detyrën e zëvendëskryetarit.
Balla është zgjedhur nga Kuvendi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë si përfaqësues i Shoqërisë Civile. Pas zgjedhjes në drejtim të KLP-së Balla do të jetë me mandat 2 vjeçar.