Covid-19 ka “shpërthyer” keq në Premier League pasi Tottenham është “goditur” plot 8 herë nga virusi.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka marrë lajmin e keq se 6 lojtarë dhe 2 pjesëtarë të stafit janë infektuar me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga “The Athletic”, ndërsa nuk dihet akoma se cilët janë emrat e lojtarëve që kanë rezultuar pozitive me Covid-19, të cilët duhet të izolohen sipas protokolleve të vendosura nga autoritetet e qeverisë britanike.