Ish-trajneri i Çelsit, Frenk Lampard, është mes kandidatëve kryesorë për të zëvendësuar Roi Hoxhsonin në stolin e Kristal Palasit këtë verë.
Kontrata e teknikut veteran me londinezët skadon në fund të këtij sezoni dhe pavarësisht se ai u siguroi “Shqiponjave” një tjetër sezon në Premier Ligë, nuk është arritur asnjë marrëveshje për të rinovuar kontratën.
Sipas “The Telegraph”, legjenda e Çelsit është në krye të listës së dëshirave për të zëvendësuar 73-vjeçarin.
Lampard, i cili u shkarkua nga “Stamford Bridge” në janar, për t’i lënë vendin Tomas Tuhelit, ka shumë dëshirë për t’u rikthyer sa më shpejt në stolin e një skuadre tjetër të Premier Ligës.