Edhe pse përfaqësojnë pjesën më të madhe të opozitës, të paktën duke u nisur edhe nga numri i deputetëve që kanë me vete, koalicioni Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 Majit, nuk do të ketë numërues në gjysmën e tavolinave.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve hodhi sot shortin për të caktuar numëruesin e katërt, ku në tavolinat me numër tek do të ketë numësues nga Partia e Lirisë, dhe në tavolinat me numër çift numëruesi i katërt do t’i takojë PDIU-së.

Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve vendosi dje që anëtarin e tretë të grupeve të numërimit të votave ka të drejtë ta propozojë Partia Socialiste e Shqipërisë dhe anëtari i katërt i grupeve të numërimit të votave do të propozohet nga partitë politike të opozitës, Partia e Lirisë dhe Partia Drejtësi Inetgrim dhe Unitet.

Sipas këtij vendimi koalicioni “Bashkë Fitojmë” i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë së Lirisë së ish-presidentit Meta, nuk do të kenë numërues në gjysmën e vendit për shkak se anëtari e grupit të numërimit do ta propozojë PDIU e Shpëtim Idrizit.