Teksa në KQZ po shqyrtohet kërkesa për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përfaqësuesi i PD Indrit Sefa i bëri thirrje Ilirjan Celibashit për rrëzimin e saj.

Sefa tha se është përdorur emri dhe logo e PD, nga persona të palegjitimuar, duke iu referuar Sali Berishës. Kërkesa sipas tij është në shkelje të ligjit.

Sefa: Unë si përfaqësues i PD në KQZ ju konfirmoj se PD nuk ka bërë asnjë koalicion, ju konfirmoj se ëstë përdorur emri, janë përdorur karakteristika dhe logo e PD.  Neni 65 e percakton saktë nga persona të palegjitimuar.

Komisioneri duhet të konstatoj se kjo marrëveshje eshtë bërë në mashtrim të ligjit dhe zgjedhjeve. PD nuk ka asnjë kërkesë për koalicion. Nuk e di se kush subjekti zgjedhor që i është drejtuar KQZ me një kërkesë e cila është një shkelje të ligjit. Komisioneri ka detyrimet ligjore të marrë hapa ligjor për të vënë në vend këtë shkelje ligjore

Kjo kërkesë duhet rrëzuar përsa kohë që marrëveshja është një dokument i domosdoshëm në paraqitjen në KQZ.  Kjo marrëveshje nuk është e ligjshme. Kërkojmë nga Komisioneri të rrëzojë këtë kërkesë., është bërë nga persona të paautorizuar. Kërkojmë nga komisineri të marrë hapa imediate.