Kodi i ri Penal, që është aktualisht në konsultim publik, parashikon ashpërsim të dënimit për shkatërrimin e pronës me zjarr.Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tregoi se parashikon dy nene shtesë. E para lidhet me kryerjen e kësaj vepre në një kohë kur kushtet e motit rrisin ndjeshëm rrezikun e përhapjes dhe vështirësojnë marrjen e masave për shuarjen e tij apo kur kryhet pranë qendrave ose vendeve të banuara. Në këtë rast, dënohet me 3 deri në 8 vite burg.

Në nenin e dytë, parashikohet që kur kjo vepër kryhet brenda zonave të mbrojtura, ose prek objekte të trashëgimisë kulturore, objekteve të kultit, monumente të kulturës apo kur cenon infrastrukturës kritike. Në këtë rast, dënimi është nga 4 deri në 10 vite burg.