Nga Erion Murataj!

Edhe pse i qartë në vetvete me gjithçka ndodhi para, gjatë dhe pas 25 Prillit, shpesh jam matur t’i flas publikisht siç ma donte zemra disa kërmave politikë. Sonte, pasi lexova atë që kisha shprehur prerë gjatë fushatës, vendosa ta thyej heshtjen me ata që na shpifën dëshirën për ta parë politikën si mjetin themelor për një jetë me të mirë. Raporti i OSBE ODIHR evidentoi qartë çdo problematikë të procedures në çdo hallkë.

Raporti qartëson këdo që ka sy të lexojë. Po, e vërtetë. U përdor administrata dhe gjithë logjistika e saj. Por…! Njerzit votuan “TË LIRË” . Po e vërtetë, pati denoncime për blerje vote. Por…?! 0 prova. Po u bënë bashkë që të pamundësonin alternativat! Po qorri gjysmë burrë u bë trim dhe vrau me dorën e një njeriu që mendonte se do të vinte në pushtet partia e tij. Hmmm, partia që shpalli fitoren e me pas tha se s’janë hapur kutitë e mira dhe në fund quajti masakër atë që u kishte servirur si aureole të demokracisë njerëzve të saj dhe qytetarëve.

Koalicioni i qelbësirave të 2017 që u bë Virgjeresha Mari pasi kaloji lumin e turpit të mandateve të djegura dhe qytetarëve të braktisur në zgjedhjet lokalet të 2019.

Humbi!

Pse ? Sepse u vodh.

Nga kush? Nga vetëvetja dhe e dini pse? Sepse jeni mësuar të vetëvidheni që në ’97 ku mësuat se si mund të vidhet mundi, djersa e gjaku i njerëzve të lirë. E sa herë ata j’ua pamundësojnë ç’bëni ju? Vidhni veten! E vidhni për forcë zakoni apo se me atë që luftoni bashkëfitoni?

Në fakt ju secili në SHPK-te tuaja të kuqe, blu apo lejla jeni aksionerë në SHA-në e madhe ku ne njerzit e thjeshtë jemi minorance absolute fale paudhësisë se tifozllëkut tonë. Por që sot duhet gjetur e kryqëzuar fajtori jam plotësisht dakort. E në këtë pikë me i pafajshmi e më i ndershmi ska dyshim që është fituesi.

Kurse ju kërrmat që e quani veten shpresa e këtij vendi që sapo mësuat që nuk do mundnit dot qyl te benit rrokadën e rradhës latë rrugëve për ti nënçmuar këdo që ju mbeshteti dhe sakrifikoi nga buka e fëmijëve të tij për përrallën e shpifur që nuk pushuat së treguari çdo ditë që kur tentuat të “virgjeroheshit” me djegien e mandateve. Njerzit nuk genjehen me me ju! Do të jeni gjithmonë pak shtatzënë nga fëlliqësia. E ndersa sulmuat e gjetet armiq kudo, harruat kundershtarin atë të vërtetin.

Yt, të paburra!

Që merreni me filizat për të mbajtur gjallë bordellon tuaj 30 vjeçare , që na e shisni për moral të lartë politik. Pjellë e fëlliqur e një sistemi të cilin e ricikluat shpifur me ngjyra e fjalë të bukura . Kërrma që morët më qafë breza me ëndrrën e Shqipërisë Europiane të cilën e mbani peng.

Satrap të një identiteti të pafytyrë që dhe sot brezat duhet të vuajnë se s’ditet të mbanit dorën se vjedhuri këtë vend. Të pacipë që dhe në ditët e fundit të jetës bota ua bën me gisht e u ve kufirin të thana e u nxjerr bojën para njerëzve që iu besuan. Dallaverexhinj që për para e ofiqe shisni dhe …… . Këta jeni ju! Por mos harroni, mund të gënjeni veten përgjithmonë dhe ata që keni përqark vetes , mbase dhe shqiptarët për njëfarë kohe. Por kurrë përgjithmonë!