Dita e sotme do të jetë nën dominimin e masave të ngrohta ajrore, me kthjellime dhe temperatura të larta në pothuajse të gjithë territorin.

Kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur vranësira të shpeshta nëpër territor, ku në skajin Verlindor do të rrezikojnë rrebeshe shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.