Gjimnastja e njohur amerikane, Simon Biles ka hequr dorë nga gara e “Tokio 2020”, teksa ka bërë një deklaratë të çuditshme duke u shprehur se kokën e saj e kanë pushtuar demonët.

“Nuk kam më besim tek vetja ime. Nuk e di nëse ka të bëjë me moshën time, pro jam më tepër nervoze. Dua të garoj sërish, por shoh që të tjerët argëtohen më shumë se unë. Shoh që nuk argëtohem më si më parë. Koka ime ka demonë dhe duhet të luftoj me ta,”-deklaroi gjimnastja 24-vjeçare amerikane.

Simon Biles ka fituar katër medalje ari në Lojërat Olimpike “RIO 2016” dhe është gjimnastja e parë në histori që ka arritur të triumfojë në pesë tituj kampionë në garat individuale.

fax