4 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit nga Policia e Tiranës, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Në mesin e të arrestuarve janë dy të rinj që iu është gjetur me vete një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, si dhe një 43-vjeçar që ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  M. S., 28 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” shtetasit M. S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa shtetasit E. P., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 43 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, ka prishur qetësinë publike dhe ka goditur  për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L.,  34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.