Pesë persona janë arrestuar pas operacionit të zhvilluara nga Gurdia di Finanzia kundër trafikut të narkotikëve.

Sipas mediave italiane janë sekuestruar rreth 6 tonë kokainë, të cilat përllogariten përafqërsisht se mund të kapin vlerën e 1 miliardë eurove.

Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Palermos dhe i kryer nga Gico, ka nisur që mbrëmë. Dy anije u identifikuan dhe u bllokuan pas një ndjekjeje me avionë dhe varka patrullimi.

Të arrestuar kanë mbetur; Vincenzo Catalano 35 vjeç nga Bagnara Calabra, Kamel Thamlaoui, tunizian, 53 vjeç banues në Tricase; Sami Mejri, tunizian 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto; Yanis Malik Bargas francez, 19 vjeç dhe shqiptari Elvis Lleshaj, 35 vjeç.