Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, ndërsa po kryente kontrollin fizik ndaj tyre dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 3 aparate celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 3 aparate celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”,njoftoi Policia.
Në pranga ranë shtetasit A. B., 25 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: K. C., 23 vjeç dhe E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan, bashkëpunëtorë me shtetasit e arrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton zyrtarisht policia e Elbasanit.