Home SHOWBIZ Kokë e këmbë e dashuruar! Sindi flet hapur për djalin që i...

Kokë e këmbë e dashuruar! Sindi flet hapur për djalin që i ka rrëmbyer zemrën

26

Ditë më parë, e ftuar në emisionin “Trotuar” ajo zbuloi se tashmë e ka zemrën të zënë dhe kështu përjashtoi mundësinë që mund të krijojë lidhje me një nga djemtë e emisionit jashtë, sidomos me Muratin.

Sindi pranoi se është e dashuruar, por nuk preferoi të jepte shumë detaje. Vetëm pasi u ngacmua më tej nga moderatori Ervin Kurti ajo tregoi se djali që i ka rrëmbyer zemrën është shumë i sinqertë dhe kjo e ka bërë të bjerë në dashuri me të.

Së fundmi, gjatë një bisede me ndjekësit në InstaStory, ajo ka treguar detaje të tjera për partnerin.

“Si të bëri për vete? Si të flet, si të trajton?”, e ka pyetur një ndër ndjekësit.

“Për vete më beri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi dhe sikur koha ndalon. Pastaj nuk e di, më jep gjithmonë atë ndjesinë e paqes kur jam me të. Do më duhej gjithë nata ta shpjegoja”, i është përgjigjur Sindi.