PD: Vendimarrja përfundimtare ishte për rrëzimin e kërkesave tona. Ne nuk kemi hequr dorë dhe nuk do heqim dorë nga këmbëngulja për të bërë transparencë për këtë proces të errët. Ka qenë proces i ndikuar nga mazhoranca për të mos lejuar qytetarët të votojnë të lirë.
Beteja për transparencë është e gjithanshme dhe nuk lidhet vetëm me procesin zgjedhor. Shkeljet që kemi ngritur ne janë të shumëanshme. Të jenë të sigurtë autorët që secili do të japë llogari për veprimet apo mosveprimet e veta për sa i përket respektimit të ligjit.
LSI: Nuk kemi sesi pranojmë faktin që një vendim i marrë në kohë aq të shkurtër. Në këto zgjedhje janë formuluar aq shumë kërkesa, sa në të gjitha zgjedhjet e tjera së bashku nuk ka në qenë. Është një ccështje që do të vlerësohet në lidhje me vijimin e hapave të tjerë.