Kolegji Zgjedhor vendos ripërsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.
Sipas vendimit, përsëritja e zgjedhjeve duhet të bëhet brenda katër javëve. Për këtë bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” pati një pretendim të sajin duke thënë që për fituesin e Rrogozhinës përcaktuese ka qenë qendra e votimit të burgut. Për këtë arsye, sipas tyre, ishte diçka e parregullt, një votë e imponuar.
“Në Bashkinë Rrogozhinë do të kemi edhe njëherë zgjedhje për të përcaktuar më pas nëse do të kemi një ndryshim të këtij rezultati apo do të vijojë të jetë i njëjtë. Pas zyrtarimit të këtij vendimi në formë shkresore, të kemi një datë të re për bashkinë Rrogozhinë”