Një koleksion të pazakontë dhe një mënyrë të veçantë ekspozimi përzgjodhi stilistja e famshme franceze Virgin Jar për të prezantuar veshjet e reja të sezonit dimëror 2020-2021.
Pasarela ishte vendosur në ambientet e kështjellës Château de Chenonceau e njohur ndryshe edhe si kështjella e Damave. Jo pa qëllim ishte përzgjedhur kjo kështjellë e shekullit të 16-të, pasi i gjithë koleksioni përbëhet nga motivet e ambienteve të gurta të saj por edhe të kopshtit të gjerë me ngjyrat e dimrit.
Koleksioni është një ndërthurje e stilit klasik të veshjeve të zonjës së kësaj kështjelle Catherine de Medici, e cila nuk i ndau veshjet e zeza dhe dekorin e zi të kështjellës pas vdekjes së bashkëshortit Henrikut të Dytë dhe stilit të ditëve të sotme.
