Koleksionisti Shpëtim Shala ka treguar foton e parë të realizuar zyrtarisht në Shqipëri nga Jani Zengo në vitin 1878, ku shfaqeshin disa nxënës të një shkolle greke në Korçë. Ai ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate”, se njerëzit kur realizonin fotografitë e para dikur kishin disa teknika të veçanta si për shembullin, lyenin fytyrën me vezë që të kishin sa më shumë shkëlqim.

“Fjala ‘fotografi’ hyri në Fjalorin e Gjuhës Shqipe në 1878 për herë të parë. Por këtu kishte ardhur në 1854, seç siç thonë disa fotografia e parë e Marubit ishte më 1854.

Jani Zengo është nga Dardha e Korçës, është një shkollë greke në Korçë, që ai ka fotografuar nxënësit dhe mësuesët. Kjo është fotografia e parë shqipe, e shkollës së parë shqipe e Korçës.

Atëhere kanë qenë disa teknika që kanë ekzistuar, si për shembull, fytyra lyej me të verdhë veze që të bëhej më e dukshme kur dilje fotografi. Kjo teknikë ka vazhduar dhe mbas ’45”.

Shala ka theksuar se pjesa më e vështirë te fotografitë është evidentimi i tyre, se kujt i përkasin, viti i realizimit dhe fotografi, pasi shumica nuk kanë asnjë shënim nga pas.

“Pjesa më e vështirë është evidentimi, se kujt i përkasin, çfarë viti janë realizuar, cili fotograf i ka bërë, se shumica e fotografive nuk kanë shënime. Ne i njohim pak a shumë se ça teknike përdor një fotograf dhe çfarë përdor në studio, janë elementë që përcaktojnë dhe fotografin pastaj”./abcnews.al