Dasma e djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e organizuar këtë fundjavë në Itali, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.
Fotot nga ceremonia, ku shfaqen i biri i Topallit dhe nusja, janë publikuar në Instagramin e ish-kryeparlamentares, duke marrë një lumë komentesh nga ndjekësit. Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë vënë në dukje luksin e ceremonisë dhe kanë aluduar për shpenzimet e larta. Një prej komentuesve madje i bën thirrje ministrisë së Drejtësisë që të nise hetimet për paratë e shpenzuara në këtë dasmë, që sipas tij kap shifrat e 500 mijë eurove.
Pavarësisht reagimeve të shumta, Jozefina Topalli nuk i është përgjigjur asnjë prej komenteve.
