Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë ndaj kërkesës së opozitës lidhur me ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e McGonigal dhe lidhjet që ai kishte me kryeministrin.

Në një intervistë për “Opinion”, Rama tha se nuk do e pranojë ngritjen e këtij komisioni, teksa më tej theksoi se lidhur me këtë çështë ai është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me skandalin ku është përfshirë ish-agjenti.

Pse nuk e pranoni komisionin hetimor për MvGonigal

Rama: Cila është çështja?

16 faqe 14 përmend emrin tënd, ju mund të jeni i pafajshëm

Rama: Jam i pafajshëm. Skam lidhje fare

Opozita pretendon që jeni i kapur, pse nuk shkoni?

Rama: Unë pretendoj që ju merreni me trafik droge dhe unë dua tju hetoj. Por sjemi në këtë pikë, Nuk ndodh kështu, kjo ndodhte në kohën e diktaturës ku ngrihej akuza dhe pastaj kërkoheshin prova. Më vjen keq por kjo ska për të ndodhur sepse ky është një abuzim ekstrem me gjithçka me çdo normë etike me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të nejriu, me çdo normë sepse të marrësh zvarrë njerëzit prej ditësh duke tundur atë dhe duke ju thënë njerëzve që ka shpërthyer një skandal i madh. Ata kanë të drejtë që të besojnë se unë jam jo djali i Kristaq Ramës por i Satanait, këtë të drejtë ta mbajnë për vete, por ata nuk kanë asnjë shans që ta përdorin në parlament që ta kthejnë atë hapësirë, në një hapësirë manipulimii.

Me çfarë të drejtë e rrëzoni këtë komision?

Rama: Po i shpjegoj. Ka një cak çdo gjë, nuk ka shans të pranohet