Komisionim i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë, 8 deputetët e PD. Kjo pasi sipas PS ata bllokuan seancën e kaluar.
Kanë qenë një grup deputetësh që kanë kërkuar përjashtimin e 8 demokratëve. Ndërkohë sot në mbledhjen e Komisionit të Etikës ka pasur debate, pasi deputetët e PD kanë thënë se po tentohet ti mbyllet goja opozitës dhe se po u bëhet gjyq publik. Sipas tyre është e paprecedentë të përjashtohen 13 deputetë në 1 javë.
