Komisioni i Ligjeve, me 9 votat e mazhorancës ka rrëzuar kërkësën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.
Raporti i Komisionit të Ligjeve do ti dërgohet seancës plenare,
Gjatë fjalës së tij në Komision, përfaqësuesi i PD-së, deputeti Gjin Gjoni, renditi disa nga shkeljet që sipas tij Begaj ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës
Ai tha se dekreti për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë ishte anti-kushtetues dhe Presidenti sipas Gjonit, ka marrë kompetencat e sistemit gjyqësor dhe ka shkaktuar konfuzion te zgjedhësit.
Gjoni shtoi se Begaj nuk mund të vijojë më të jetë kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit kombëtar.
 
		