Komiteti i Ekspertëve ka mbajtur një konferencë me gazetarët lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19. Sipas shefit të Urgjencës, Skënder Brataj së fundmi ka pasur 200 telefonata më pak në ditë drejt numrit 127.
Ndërkohë Mira Rakacolli, Zv.Ministre e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se mësimi në Universitete do të vazhdojë online deri në një moment të dytë.
Për sa i përket shtrëngimit të masave anticovid, Komiteti i Ekspertëve ka thënë se për momentin do të mbeten në fuqi vetëm ato që janë, ndërsa situata është nën monitorim.
Fico: “Po vlerësojmë dhe monitorojmë situatën. Në raportimin ditor situata është në nivel risku të shtuar, me rritjen e incidencës. Incidenca 14 ditore rezulton e rritur me 301 persona në 100 mijë banorë. Raporti i vdekjeve është 2.1% kësaj jave. Femra 52 % dhe meshkuj 48%. Moshta më të prekura 65-74, dhe grup moshat 55-64 vjeç. Numri i testimeve për persona është 5.8/1000 banorë. Distancimi, respektimi i masave dhe bazimi i informacioneve zyrtare”
Brataj: Janë 46% e pacinentëve që përfundojnë në spital. Janë marrë masat për spitalet e reja covid. Po bëjëm menaxhimn e vendeve në tre spitale. Nenaxhimi bëhet më shpejt në tre covid. Mos të përpiqen të gjejnë mjete se mjetet do bëhen me 127. Janë të asistuar me ekipe mjekësore.
Rakacolli: Komiteti teknik për ti paraprirë rëndimit të situatës, mendon që mësimi në universitet për shkak të situatës do të vazhdoj online dhe për një periudhë në varësi të vlerësimeve. do të shikojmë nëse është e nevojshme të bëjmë masa të tjera. Nuk është betejë vetëm e sistemit spitalor, është betejë e të gjithëve. Vetëm po të zbatojmë masat do të ndalojmë epideminë. Jemi në kushte të llogaritura mirë.