Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për ndërtuesin dhe CEO-n e kompanisë “Kontakt”, Fatmir Bektashi. Më herët SPAK urdhëroi ndalimin dhe vënien në pranga të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bektashi dhe Malltezi janë bashkëndërtues të kompleksit të pallateve “Magnet” në zonën e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Çështja e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” u dërgua në SPAK në vitin 2020 nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pas hetimve të kryera, SPAK caktoi dhe masën “Detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha, për akuzën e “Shpërdorim detyre”.