SPAK do të marr sërish në pyetje ish ministrin ilir Beqaj në lidhje me hetimin për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Mësohet se Beqaj do të pyetet në lidhje me udhëtimet që ka bërë drejt Italisë dhe Vienës së bashku me ish-zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin, të dy këta të fundit të arrestuar tashmë.

Përveç Beqajt, në SPAK do të pyeten edhe 4 ish-zyrtarë të tjerë. Marrja e tyre në pyetje ka qenë sugjerim i GJKKO në lidhje me hetimet.

Beqaj dhe ish ministri i Financave Shkëlqim Cani janë duke u hetuar nga SPAK në lidhje me koncesionin 100 mln euro.