Lisandër Hoxha, ish zv.kryetar i FRPD

“Ishte një rezultat që e dinim të gjithë se kush do të fitonte sepse kishte në dorë gjithcka. Ndërkohë kandidatët e tjerë, dilnin nëpër Shqipëri duke bërë fushatë por pa ditur se kush janë anëtarët e PD-së. Unë si Lisandër e konsiderojë në këtë mënyrë që situata është njëlloj, nuk ka ndryshuar asgjë, vazhdon i njëjti lidership që nuk impakton në shoqërinë shqiptare. Nuk më ka impresionuar, kjo është dicka që dihet për mua. 

Kishte kohë për të bërë garë të pranuar nga të gjithë jo garë ku për aq ditë të takosh me mijëra veta dhe të japësh platforma qesharake. Unë nuk kam votuar asnjë, si njerëz janë të gjithë të mirë, bashkë me zotin Basha, por platforma e tij nuk sjell fitore, vetëm humbje. Kjo është hipokrizi, nëse njeh produktin e masakrës, ti njeh edhe masakrën. 

Unë Edi Ramën e njihja, kisha informacione për cdo gjë, e cfarë masash morëm? Për t’a ndaluar këtë gjë. Nëse PD nuk merr përsipër përgjergjësinë që ka për të nxjerrë vendin nga ky qorrsokak, atëherë për çfarë dueht një opozitë. 

T’a gëzojë mandatin 4 vjeçar, nuk më duhet mua fare kush është kryetari, mund të duhet sesi do ndikojë në qeverisje. Një grup i vogël njerëzish vjedhin të gjithë paratë publike. Të rinjtë e të rejat, edhe të PD duhet t’i prijnë vetë ndryshimit. Sytë e SHBA janë kthyer edhe njëherë nga Shqipëria për t’a pastruar nga korrupsioni. 

Anëtarët e forumit rinor, nuk u lanë të votojnë. Të rinjtë e forumit, edhe pse janë në balël të protestave, nuk janë lënë të votojnë. Të nxjerrim mësim nga këto, në mënyrë që t’u prijmë ndryshimeve pa pasur burokratë partish në krah. 

Boll me establishmentin që po e mban peng Shqipërinë, është koha e të rinjve, se këta të tjerët janë të lidhur në një lëmsh. Që tani e tutje do të intesifikojmë aksionet e të rinjve, sepse rrezikojmë që të rikthehemi si një forcë akoma më e dobët politike.”