Nënvarianti Ba2 i Omicron konfirmohet edhe në Shqipëri. Në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur përgjigjet e analizave nga laboratori i Berlinit, i cili ka identifikuar rastet e para me këtë mutacion edhe ne vendin tonë.
Mes shumë mostrave të dyshuara dhe të dërguara në Gjermani, disa raste kanë rezultuar pozitiv më Ba2 dhe pjesa tjetër më Omicron.
Në fakt, prej javësh specialistët kishin dyshime për qarkullimin e një varianti tjetër të koronavirusit, edhe më të transmetueshëm se Omicron, pasi ditët e fundit infektimet filluan serish rritjen. Ende nuk dihet se si po kalohet ky variant nga personat që kanë rezultuar pozitiv më Ba2, por ekspertët janë të bindur se vaksinimi me 2 dhe 3 doza ndihmon për ta kaluar më lehtë sëmundjen.