Çifti shumë i dashur nga publiku, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e kanë konfirmuar burimeve për “Prive.al”, të cilat thonë se moderatorja është në javën e 16-të të shtatzënisë.

Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullonte ky lajm i ëmbël. Madje, edhe vetë çifti ka ngritur dyshime. Gjithçka nisi kur Einxhel uroi Dagz për ditëlindje dhe në fund të urimit ajo kishte shkruar: “Ne të duam”, ndërsa pasi bëri bujë në media duke lenë dyshime se mund të jetë shtatzënë ajo e ndryshoi duke bërë në njëjës “Të dua”.

Sakaq, ditën e fundit, moderatorja ka postuar në rrjetet sociale vetëm “selfie”, duke “fshehur” barkun e rrumbullakosur./abcnews.al
