Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se është konfirmuar me anë të testit RT-PCR sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, në vendin tonë.
Për të marrë masa shtesë, Ministria e Bujqësisë ka vendosur në karantinë fermën e pulave në subjekti “Rea’s” shpk, me vendndodhje në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull.
Në këtë fermë janë raportuar raste të ngordhjes së shpendëve. Gazetarja e ABC News, Erblina Mile, raporton se autoritetet kanë bllokuar të gjithë lotin e vezëve dhe mishin në këtë fermë dhe nuk do lejohen që produkte të dalin në treg.
“Janë bllokuar të gjithë vezët në fermë dhe mishi. Nuk do lejohen të dalin në treg. Ministria e Bujqësisë kanë bllokuar të gjithë lotin e vezëve në fermë , por edhe mishin”, raportoi gazetarja.
