Kryeministri Rama ka folur për nisëm e konfiskimit të ndërtimeve pa leje pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Rana: Varion nga zona në zonë, sepse çmimi i tregut vazhdon nga zona në zonë. E dyta, dua të them që jam shumë i keqardhur dhe i mëshiroj të gjithë ata që vazhdojnë dhe i bien fyellit në një vrimë që s’ka asnjë lidhje me thelbin dhe me rezultatin e kësaj nisme,. Duke theksuar, e para këtë problematikë, nuk e ngriti as politika, as media. Fatkeqësisht këtë problematikë nuk e ngriti as drejtësia. Këtë problematikë e ngritëm ne. Natyrisht e ngritëm për një arsye shumë të thjeshtë sepse asnjë nga ata të cilët ndërtojnë metra katrorë për qëllim fitimi nuk na mban dot lidhur me asgjë,. Kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe të gjitha legjendat urbane të fshehjes sime apo tonë prapa kullave apo pallateve. Po të ishte kështu as ju nuk do kishit marrë vesh gjë dhe drejtësia që duhet të veprojë në nivelin e prokurorive të rretheve do kishte vazhduar të bënte atë që ka bërë. Arsyeja pse ne kemi dalë në këtë konkluzion dhe jemi futur vetë të ekzekutojmë këtë vendim dhe arsye do i shikoni ditë pas dite, se po dorëzohen subjekte se e kuptojnë që nuk kanë rrugë shpëtimi, është pikërisht kjo. Atyre që thonë këta i keni vënë vetë, merrini fjalët mbrapsht. Ne kemi bërë një reformë për të pastruar prokurorët e korrupruar. Ka akoma shumë më radhë dhe janë ata që bëjnë veprime të tilla. Tani subjektet ose duhet t’i dhurojnë metrat katrorë që kanë ndërtuar ose duhet t’i parablejnë por me një çmim i cili  e bën të paarsyeshme ndërtimin e metrave për qëllim fitimi. Në të kundër do t’i konfiskohet. Por në të gjitha rastet do paguajnë dhe gjobën plus.

Lajmi ne perditësim..