U mbajt ditën e sotme në Apelin e Posaçëm seanca për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”.
Haxhiu ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.
E pranishme në sallë ishte prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa erdhi për herë të parë në këtë seancë kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjithashtu gjyqi u ndoq edhe nga babai i Haxhiut.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se Laert Haxhiu përmes avokatit të tij Detar Hysi, ka kërkuar heqjen dorë të prokurores Doloreza Musabelliu, për shkak se ka konflikt interesi. Kjo për shkak se bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani ka deklaruar se do të vrasë prokuroren e çështjen. Për këtë arsye Komisioni i Posaçëm, i ka shtuar sigurinë.
Seanca gjyqësore u shty pasi mungonte gjyqtari Ingert Pëllumbi për shkak të lejes vjetor. Në këto kushte, seanca tjetër do të mbahet me 9 Tetor, ora 12:00.
/tvklan.al