Erdit Flamuraj është arrestuar 2 muaj pas konfliktit të dhunshëm mes biznesmenëve Sino Llanaj dhe Albert Allmuça në 13 janarin e këtij viti.
Nuk dihet roli që ka pasur Flamuraj në këtë konflikt, por ai ka qenë i shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
Sino Llanaj dhe Albert Allmuça ishin bashkëortakë të një objekti në ndërtim për kompleks pallatesh, por ata u konfliktuan dhe madje pati dhe të shtëna me armë.
Madje biznesmeni Llanaj mbeti i plagosur dhe i përgjakur ditën e konfliktit.
Revoltë pati dhe nga qytetarët që kanë parapaguar për banesat që do të kishin, të cilët i kërkuan ndihmë edhe Bashkisë.
