Kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka reaguar për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” Von der Leyen, shpreh shqetësimin për konfliktin mes dy vendeve, ndërsa bën thirrje që të ndërpritet dhuna.

Në ditën e pestë të përplasjeve, tensionet dhe përplasjet në Lindjen e Mesme vijojnë të jenë në rritje. Izraeli ka shtuar sulmet drejt Gazës, ndërsa militantët palestinezët vijojnë që të hedhin raketa në drejtim të Izraelit.

Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se forcat nga ajri dhe toka janë bërë gati, por nuk janë futur ende në Gaza.

Të paktën 122 palestinezë, mes tyre edhe 31 fëmijë janë vrarë nga sulmet dhe më shumë se 900 të tjerë janë plagosur që prej nisjes së përplasjeve të hënën.

Me qindra familje palestineze janë strehuar në shkollat që drejtohen nga OKB në veri të Gaza-s për t’i shpëtuar artilerisë së zjarrit nga Izraeli.

/abcnews.al/