Një sherr për pronën dyshohet të jetë shkak i ngjarjes së rëndë ndodhur mesditës e kësaj të enjte, në Laknas të Kamzës.

mësohet se është arrestuar autori i krimit, Maliq Marku.

Më herët gazetari Leka raportoi se viktimë e sulmit me armë ka mbetur Shefqet Hasa, ndërsa i plagosuri është Besim Keça.

Sipas burimeve nga vendngjarja autori ka qëlluar me një pistoletë tip TT.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.https://www.youtube.com/embed/ykRXprruDLw?feature=oembed

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.