Nga Erion Murataj

Nuk zhgënjeu as kësaj here Edi Rama.

Pasi 4 muaj rresht i bëri me parainfrakt dëshmitarët e tij të Jehovait në parti , sot në kongres parashtroi bashkëpunimin strategjik me Mira Muratajn (Muratin) për intelligencën artificiale.

Rufe e shkreptima priteshin, lule e diell i dha. I ç’tensionuar, i qartë dhe pa i’u krasitur fare për ata që me shpresë prisnin ndonjë ndryshim brenda socialistëve i uroi të gjithë gëzuar vitin e ri.

Pensione me kartë , 280 000 fletë të inteligjencës artificiale për BE dhe kërkesën për të futur gratë në parti atyre burrave që në fshatra i mbajnë në shtëpi për vete.

Nuk mungoi dhe ngacmimi me njërin që desh u ngrit pa mbaruar fjalën e urimit kryetari. Me të drejtë nuk i hodhi as qurret opozitës së kapsollave dhe pse këtë lojë “infraktesh” me të tijët s’do mend që e bën dhe falë kapsollave non-grata.

Ndryshime?

Po kismet në pranverë tha pasi i dha lajmin e hidhur disave se , tenderat së shpëjti do të jenë objekt gjykimi teknik e jo më klientelist nga çirakët e partisë. I qartë me veten për planet afatmesme , la në agoni ata të “para-infraktit” që prisnin sot pushkatimin.

Meqë gjeli ka shkuar 1400 lekë/kg besoj i la ta hanë gëzuar vitin e ri duke i bërë kontributor kështu në ekonominë bujqësore dhe statistikat e 2023. Në çdo rast Rama s’ka dyshim që ka ngritur spirancën drejtë objektivave politike europiane. Këtu ai e ka kryer misionin, ca i ka bërë me “infrakt” kronik e ca të tjerë misionar për planet e PS 2030 .