Konkurrentët nga e gjithë bota u mblodhën në Gjermani për të marrë pjesë në Olimpiadën e Mjekrës dhe në Kampionatin Gjerman të Mjekrës.
Rreth 100 burra me mjekër dhe mustaqe morën pjesë në konkursin në Eging am See, në Bavarinë e Poshtme. Në garë morën pjesë konkurrentë nga Holanda , Austria, Italia , Zvicra, Izraeli si dhe Gjermania.
Burrat ishin në gjendje të shfaqnin mustaqet e tyre të stiluara në një sërë kategorish, përfshirë ‘Dali’, ‘Muscateer’ dhe “natyrore” për ata që nuk përdornin asnjë produkt stilimi.
Juria përbëhej prej 7 parukierësh dhe berberësh të trajnuar.
Mjekrat u vlerësuan si në dendësi ashtu edhe në gjatësi, raportoi Dpa International .
Konkursi u organizua nga Klubi i Mjekrave dhe Mustaqeve të Bavarisë Lindore.
Lojërat Olimpike me Mjekër janë të hapura për të gjithë.
Presidenti i klubit Christian Feicht tha: “Kujdesi ndaj mjekrës është në fakt gjëja më e rëndësishme. Sa më shumë ‘material’ të kesh, aq më shumë duhet të stilosh.”