Policia Rrugore e Tiranës ka monitoruar trafikun në dy karrexhatat e rrugës Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Gjatë kontrolleve janë evidentuar drejtues mjetesh më shpejtësi jashtë normave të lejuara.
Në bilancin e publikuar pas disa orësh në kontroll, bëhet me dije se janë pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi duke filluar nga 129 km/h deri në 152 km/h dhe janë vendosur 18 masa administrative, që varionin nga 6.000 deri ne 12.000 lek të rinj për shpejtësi jo më shumë se 30 km/h mbi kufirin e lejuar.
Gjithashtu Policia Rrugore apelon për të gjithë shoferët që të tregohen të kujdesshëm për të shmangur tragjeditë nga pakujdesia.
Informacion- Shpejtësi në rrugë
Destinacioni??
Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë.
Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të garantuar sigurinë në itineraret e përdoruesve të rrugës.
Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë dhe me pajisjet teknike është monitoruar trafiku rrugor në të dy karrexhatat e rruges Tirane-Durres dhe anasjelltas.
Për disa orë kontroll, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë, duke qarkulluar nga 40 deri në 60 km/h më shumë se shpejtesia e lejuar ku fluksi i mjeteve në rrugë ishte akoma shumë i lartë.
12 Leje Drejtimi të pezulluara nga 1 muaj deri ne 4 muaj për shpejtësi që varionte nga 129 km/h deri në 152 km/h dhe 18 masa administrative, që varionin nga 6.000 deri ne 12.000 lek te rinj për shpejtësi jo më shumë se 30 km/h mbi kufirin e lejuar.
Policia Rrugore e kryeqytetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë KUJDES maksimal
Rrugët në hyrje dhe dalje të Tiranës, në drejtim të Durrëst apo të Elbasanit dhe anasjelltas, si dhe nga Kamza në Bulevardin e Ri në Kashar, janë të monitoruara me radar në mënyrë permanente.
Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.
Denonco dhe në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112 çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore./abcnews.al/