Sekuestrimet e sendeve personale dhe kontrollit tek qendra Harabel dhe ne disa ambiente te tjera po kryen ne kuadër te veprës penale te Korrupsionit.

Ora News ka mësuar nga burime te besueshme që familja e kryetarit te bashkisë Tirane dhe vete ai po hetohen për këtë vepër penale.

Po te njëjta burime shtojnë se ne ambientet e Sky Tower ku kishte qendrën Harabel janë dhe dy kompani qe operojnë ne të njëjtin vend.

Hetimet deri me tani po shtrihen vetëm për veprën penale te korrupsionit, por nuk përjashton faktin qe nëse dalin të dhëna te  tjera mund te rëndojë pozitën te Erjon Veliaj dhe familjareve te tij.

Sa i takon shumës së parave të gjetur në Harabel burime konfirmojmë faktin se janë gjetur një sasi e konsiderueshme, por pa thënë shifrën.

Prokurori Ols Dado pak muaj me parë i ka dërguar shkrese bankave më qëllim marrjen e transaksioneve bankare kredive apo llogarive të tjera ne emër te Erjon, Arben dhe Shqiponja Veliaj dhe Ajola Xoxa.