Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e sotëm në burgu e Durrësit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose.
Operacioni, i kryer në mënyrë të koordinuar dhe pa paralajmërim, synonte ne kapjen e pajisjeve të ndaluara që cënojnë sigurinë në ambientet e vuajtjes së dënimit.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 10 aparate celulare, që dyshohet se ishin futur në mënyrë të paligjshme brenda qelive dhe përdoreshin për komunikime të paautorizuara jashtë institucionit. Sipas burimeve, telefonat janë zbuluar të fshehur në vende të ndryshme si prapa mureve të modifikuara, tualeteve dhe objekteve personale të të burgosurve.
Ky kontroll për sendet e paligjshme në ambientet e burgut, ka ardhur me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.